Tahiri: Udhëtova me makinën
edhe pasi e shita, por jo me Habilajt

Tahiri: Udhëtova me makinën<br />edhe pasi e shita, por jo me Habilajt<br>
Saimir Tahiri hedh poshtë akuzat e prokurorisë se ka udhëtuar 4 herë me Habilajt jashtë vendit me makinë.  “Kam udhëtuar me familjen, por nuk kam qenë i shoqëruar nga Habilajt. Artan Habilaj nuk ka udhëtuar kurrë në makinën time.

Gabim im është që të mos përdorja makinën zyrtare dhe për kollaj mora makinën xhaxhait tim, meqë u bë sebep për ta shitur. Ia kërkova makinën për të shkuar me pushime. Mund të gjeja cdo makina, por në atë kohë më shkoi në mendje të merrja makinën që kisha pasur, kjo më ngarkon me përgjegjësi morale.

Kur shkova me pushime i jepja vetë makinës. Me Habilajt nuk kam udhëtuar kurrë në Itali. Në festa familjare mund të kemi qenë në të njëjta vende por s’kam pasur marrëdhënie të ngushtë aq më pak të lejoja zhvillim aktiviteti kriminalGabimi im i vetëm është që u shita makinën atyre” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)