"Tahiri", Vasilika Hysi: Provat e
Prokurorisë për arrestim s'bindin

Prokurorisë për arrestim s'bindin
">
Anëtarja socialiste e Këshillit të Mandateve, Vasilika Hysi, tha se provat e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri nuk janë bindëse. Në studion e Report Tv, Hysi deklaroi se mazhoranca i hap dyert Prokurorisë për hetim të plotë ndaj Tahirit, dhe për veprim të mëtejshëm, pra për arrestimin e tij nëse organi i akuzës vërteton akuzat për përfshirje në trafik droge.

“E para, është akuza që bëhet për Tahirin, si pjesëtar i grupit të strukturuar për trafik droge dhe e dyta për korrupsion pasiv. Që këtu duket se prokuroria ka nxituar në mënyrën se si i ka formuluar. Ajo duhet të japë arsyetimin ligjor, pse është i rrezikshëm lënia e lirë e deputetit Tahirit, çfarë rrezikon lënia e lirë e tij. Në këtë pjesë të rrezikshmërisë nuk kishte argumente ligjorë, por edhe prova që ta mbështesnin”, tha Hysi.

Lidhur me vendimin e sotëm të Këshillit të Mandateve, i cili iu drejtua Kuvendit me dy raporte, atë të anëtarëve të PS që kërkuan hetim të plotë të Tahirit dhe kontroll personal e të banesës së tij, dhe atë të anëtarëve opozitarë, të cilët kërkuan arrestimin e deputetit, Hysi tha se nuk mund të kërkohet arrestimi i askujt pa mbledhur prova. Sipas deputetes socialiste, duhen paraqitur fakte se pse Tahiri duhet të rrijë në qeli dhe pse është i rrezikshëm, pasi kur një person izolohet do të thotë që përbën rrezikshmëri.

Pse pranuat kërkesën e Prokurorisë për Tahirin?
Për transparencë të publikut, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit për kontrollin personal dhe të banesës. Në bazë të Kushtetutës është ligji bazë themeltar i një shteti, Kuvendi ka për të detyrë të verifikojë tre elementë: e para, nëse kërkesa për autorizim është e formuluar sipas kritereve ligjore, e dyta, është e arsyetuar, dhe e treta, nëse argumentet shoqërohen me prova, fakte.

Konkretisht, detyra e këtij komisioni është i pastër juridik dhe aspak politik. Kolegët e opozitës mbledhjen e komisionit e kthyen në një teatër politik. Ne kemi analizuar gjatë për provat, ndaj kemi mbledhje dy ditë me orë të gjata. Ne jemi për të bërë drejtësi dhe jo teatër apo luftë për pushtet. Është çështja e parë e madhe që implikon, sipas prokurorisë, një ish-ministër. Në bazë të Kushtetutës, deputeti i kërkohet autorizim për arrestim, për kontroll të banesës dhe personal.

Ne i thamë ‘po’ autorizimit për kontroll personal dhe të banesës, por për arrestim themi se provat e vëna në dispozicion nuk na bindin. Ne e inkurajojmë prokurorinë të vazhdojë hetimit, sepse ndjekja penale për Tahirin ka filluar, dhe të punojë fortë e të mbledhë gjithë të dhënat për t’i shkuar çështjes deri në fund.

Pse nuk ju bindën provat?
E para, është akuza që bëhet për Tahirin, si pjesëtar i grupit të strukturuar për trafik droge dhe e dyta për korrupsion pasiv. Që këtu duket se prokuroria ka nxituar në mënyrën se si i ka formuluar. Ajo duhet të japë arsyetimin ligjor, pse është i rrezikshëm lënia e lirë e deputetit Tahirit, çfarë rrezikon lënia e lirë e tij. Në këtë pjesë të rrezikshmërisë nuk kishte argumente ligjorë, por edhe prova që ta mbështesnin. Dje dhe sot, Prokuroria theksoi disa herë që çështjen e ka filluar më datë 17, pas përgjimeve nga italianët, pa u bërë 24 orë kanë kërkuar material nga autoritetet italiane dhe këta të fundit kanë dhënë një pjesë. Prokurorët kishin përkthyer vetëm pasazhe nga materiali, ku përmendej Tahiri. Sot thanë se kanë ardhur prova të reja, ne bëmë një mbledhje me dyer të mbyllura, por që nuk kishte gjëra të reja.  

A është e mundur që kërkesa e Prokurorisë të ndahet në dy pjesë, pra të lejoni hetimin e plotë përfshi kontrollin e banesës por jo arrestimin?
Praktika e Gjykatës së Strasburgut është e tillë që arrestimi nuk mund të përdoret kurrsesi si një mjet për të mbledhur prova. Për të kërkuar arrestimin e tij, duhet të kesh disa fakte që e bëjnë të domosdoshme që ky person duhet izoluar, që është i rrezikshëm. Ajo që ne kërkuam me insistim është që të përmbushë kriteret, që kërkesa të shoqërohet me fakte, që të na bindin pse Tahiri duhet të rrijë në qeli.

Edhe në regjimin diktatorial, Shqipëria ka një përvojë, dënoheshin njerëzit, por të paktën pesë prova të sajuara t’i linin në dispozicion. Ne kërkonim të na argumentonin pse Tahiri është i rrezikshëm. Nga ana tjetër, ky proces është i tillë ku duhet të dalë e drejta. Prokuroria ka filluar procedimin penal, e ka regjistruar më 17, nuk e ka pyetur Tahirin, megjithëse me ndryshimet që kemi bërë Prokuroria është e detyruar menjëherë të pyesë personin nën hetim.

Dosja e dytë nga Italia, është paraqitur?
Jo, në seancën me dyer të mbyllura u mësua ky fakt, por dje unë e mësova nga gazetarët dhe sot një nga prokurorët tha se ka mbërritur kjo dosje dhe se nuk kanë pasur kohë ta lexojnë.

A ka vepruar drejt Prokuroria?
Në fakt, tre prokurorët kanë qenë të sinqertë me veten e tyre, ndoshta u doli në mënyrë spontane, që thanë ‘nuk kemi pasur kohën e mjaftueshme për të marrë gjithë informacionin e duhur nga italianët, por morëm vetëm pjesëza të tij’. Materiali për të cilin folëm ishte materiali që kishte dalë dhe kolegët e kishin në duar.

Pse kjo ...?
Ne sot i thamë po kontrollit personal dhe të banesës, lidhur me hetimin vazhdohet. Nëse prokuroria mbledh fakte, është e mirëpritur, nëse krijon dyshimin e arsyeshëm që Tahiri është i përfshirë në një vepër penale. Ne nuk e mbrojtëm, ne sot mbrojtëm standardet. Këto janë rregullat minimale të një procesi të rregullt, përjashto periudhën e diktaturës.

Pozita akuzon shpesh Partinë Socialiste, se i dilni në mbrojtje Tahirit, në fakt po dilni në mbrojtje apo jo?

Ne jemi për t’i shkuar deri në fund hetimit, Kryemadhi tha se duhet t’ju hiqet imuniteti, ne nuk kemi imunitet. Në së Prokuroria mbledh priva dhe fakte dyshimin e arsyeshëm të bazuar mbi prova. Ne sot kemi mbrojtur standardeve të konventës së të drejtave të njeriut.

Ju ishit 5 deputet, që do përpiloni, në seancën parlamentare do të jeni në unison në seancën e radhës?
Këshilli i Mandateve ka për detyrë të përgatisë një raport që t’ia paraqesë seancës plenare, sot u vendos që do shkohet me dy raporte. Ne do sqarojmë grupin parlamentar, ata do kenë raportin, por dhe sqarimet përkatëse.

Takimi Ram-Xhafaj, jeni në dijen se çfarë është diskutuar në këtë mbledhje?
Jo nuk kam dijeni, sepse kemi qenë në mbledhje në Këshillin e mandateve, as nuk kam 

VIDEO/Çështja Tahiri, pse socialistët pranuan vetëm hetim - E ftuar në studio Vasilika Hysi deputete e PS 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës