Ai propozoi ngritjen e një komisioni hetimor, me premtimin që të shkarkohet dhe të lërë detyrën kush nuk ka bërë detyrën si duhet.
“Kam një koment shumë të shkurtër për çështjen e Shullazit. Ju sfidoj publikisht: nëse doni të shikoni çfarë ka bërë a nëse ka vepruar apo jo Policia, nëse doni të shihni nëse ka vepruar apo jo Prokuroria – bujrum, ngrini Komision Hetimor që sot në parlament. Ja ku jeni. Instrumentet parlamentare i keni. Ngrini komision hetimor. Doni të shihni të vërtetën? Lërini pallavrat, lërini llafet, lëreni zhurmën, lëreni baltën – ejani ngrini komision hetimor sot. Sot! E marr unë përsipër të flas edhe me kryeministrin, edhe me kryetarin e Kuvendit, edhe me kryetarin e grupit të mazhorancës – ngrini komision hetimor sot!
Verifikojeni, hyni në çdo dokument e letër të Policisë e Prokurorisë dhe shikoni kush ka vepruar e kush jo. Me një premtim: që ato letra pasi t’i merrni t’i bëni publike. E të vini këtu e të bëheni bashkë me ne në një iniciativë të vetme: ai që nuk ka vepruar të ikë nga detyra. Ai që nuk ka bërë detyrën të shkarkohet nga Kuvendi. Merreni përsipër këtë, ejani këtu, ngremë komision hetimor – dhe ai që nuk ka bërë detyrën të marrë faturën.”, tha ai.
Redaksia online
(s/shqiptarja.com)