Filipine - Një tajfun i fuqishëm ka goditur pjesën veriore të Filipineve duke shkaktuar rrëshkitje dherash dhe vërshime të mëdha uji. Si pasojë e rrëshkitjes së dherave ka humbur jetën një person.
Zyra e Mbrojtjes Civile njofton se si pasojë e katastrofës natyrore, 14 peshkatarë rezultojnë të humbur në det.
Tajfuni “Utor” goditi ishullin Luzon në orët e parë të së hënës duke sjellë erëra me shprejtësi deri në 200 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm.

(Foto: Harta e tajfunit "Utor", godet ishujt Filipine)
Në disa zona janë ndërprerë linjat e energjisë dhe tragetet janë pezulluar duke lënë mijëra pasagjerë në tokë. Një shi i rrëmbyeshëm goditi kryeqytetin Manila, ku disa shkolla janë mbyllur, por nuk ka pasur raporte të përmbytjeve të mëdha.
Gjithashtu një numër fluturimesh janë anuluar në aeroportin rajonal. Tajfoni “Utor” pritet të kalojë nëpër Detin e Kinës Jugore. Rreth 20 tajfune godasin Filipinet çdo vit, shpesh duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com