Tajfuni në Filipine, shkon në 750
numri i viktimave, qindra të humbu

FILIPINE - Tajfuni Bopha që zbarkoi në ishullin Mindanao në Filipinet jugore të martën e kaluar ka shkaktuar vdekjen e rreth 750 personave ndërsa për qindra të tjerë ende nuk dihet fati i tyre.

Tajfuni solli shira të rënda dhe era arriti një shpejtësi deri në 210 km në orë duke përplasur shtëpi dhe shkulur pemë.

Zyra e Mbrojtjes Civile ka deklaruar se rreth 115.00 mijë njerëz mbetën në strehimore qeveritare pasi tajfuni i fuqishëm goditi vendbanimet e tyre.

Të hënën, qeveria e Filipineve dhe Kombet e Bashkuara nisën një ndihmë prej 65 milion dollarë, pasi të paktën 5.4 milionë njerëz kanë nevojë për ushqim dhe ujë.

Zyrtarët për Çështje Humanitare thanë se fondet do të ndihmojnë fillimisht për ushqim, ujë dhe strehim emergjent për 480.000 njerëzit që gjenden në zonat më të goditura.

Filipinet u përballën me një stuhi tropikale edhe vitin e kaluar ku mbetën të vdekur më shumë se 1.500 njerëz.

(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit

Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit