Tajfuni Phung-wong ka goditur mëngjesin e sotëm Filipinet, ku gati një milion persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Phung-wong po lëviz drejt Filipineve nga lindja me erëra maksimale të qëndrueshme prej 185 kilometrash në orë.
Sipas mediave të huaja, shkollat dhe ndërtesat publike do të mbeten të mbyllura të hënën në pjesën më të madhe të Filipineve, veçanërisht në kryeqytetin Manila, ndërsa gati 300 fluturime janë anuluar.
Një video që qarkullon në internet tregon një urë në qytetin Camaligan, në provincën Camarines Sur, të cilën e lëviz era në mënyrë të pakontrolluar. Të shtunën, disa banorë lidhën shtëpitë në tokë me litarë, duke shpresuar se në këtë mënyrë nuk do të rrëmbeheshin nga erërat.
Provinca Cebu në Filipinet qendrore pësoi më shumë viktima. Por operacionet e shpëtimit u ndalën atje dje për shkak të mbërritjes së pritshme të Fung-wong.
Rreth 20 stuhi tropikale ose tajfune godasin ose i afrohen Filipineve çdo vit. Rajonet më të varfra të arkipelagut zakonisht janë më të goditurat. Sipas shkencëtarëve, ndryshimi i klimës po i bën ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta, më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese.
Lajmi kryesor:
Supertajfuni Fung-Wong godet Filipinet, 1 milion të evakuuar! Anulohen 300 fluturime (VIDEO)







