TAJVAN- Një zjarr i rënë të martën në një spital në Tajvan la të vdekur 12 persona dhe mbi 50 të plagosur. Ministri i shëndetësisë Chiu Wen-ta deklaroi se kjo është ngjarja më e rëndë e këtij lloji që prej vitit 2000 kur nga një tjetër zjarr humbën jetën tetë persona në spitalin e Ylan County.

Zyrat e zjarrfikëseve në qytetin Tainan thanë se morën një telefonatë në orën 3:29 të mëngjesit nga spitali ku u njoftua për rënien e zjarrit.

Menjëherë janë angazhuar 163 zjarrfikës dhe 30 makina të cilat morën pjesë në aksionin për shuarjen e flakëve.

Më pak se një orë pas telefonatës, zjarri sipas autoriteteve është vënë nën kontroll ndërsa ende mbetet në pikëpyetje çfarë e ka shkaktuar incidentin.
(dm/shqiptarja.com)