Tajvani ndryshe nga Kina ftohet në samitin e demokracisë që pritet të zhvillojë SHBA, Kina kërcënon ‘pa doreza’ Uashingtonin

Tajvani ndryshe nga Kina ftohet në samitin e demokracisë që pritet të zhvillojë SHBA, Kina kërcënon ‘pa doreza’ Uashingtonin

Tensionet midis Kinës dhe SHBA-ve për pjesën kontinetale të republikës socialiste, Tajvanin, po bëhen edhe më të ashpra. Ndërhyrjet e Uashingtonit në zonë me ftesën e samitit të demokracisë që pritet të zhvillohet në fillim të dhjetorit ka bërë që Kina të kërcënojë pa doreza. Koloneli i lartë Wu Qian, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze, njoftoi në trajtën e ultimatumit SHBA-në të ndalojë në mënyrë imediate aktivitetet ushtarake në Azi-Paqësor.

‘Ne paralajmërojmë me zell autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit se konfrontimi nuk do të shkojë askund dhe 'kërkimi i pavarësisë me forcë' do të jetë një rrugë pa krye.’, deklaroi Wu.

Zëdhënësi tha se SHBA dhe Kina do të përfitojnë të dyja nga një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme, siç edhe u parashtrua në samitin e zhvilluar mes Joe Biden dhe Xi Jinping jo më larg se para një jave.

‘Sidoqoftë, për një periudhë kohe, pala amerikane ka thënë shumë gjëra të papërgjegjshme dhe ka bërë shumë gjëra provokuese në Tajvan, Detin e Kinës Jugore dhe zbulim nga afër me anije luftarake dhe avionë.’, shtoi Wu.

Në fillim të këtij muaji, Tajvani përshkroi planet për t'iu kundërvënë Kinës me aftësitë e saj mbrojtëse të ashpra dhe elastike.

Raporti i Mbrojtjes Kombëtare i Tajvanit për vitin 2021 pretendon se ishulli është kapur në mes të ‘konkurrencës strategjike’ midis SHBA-ve dhe Kinës, me këtë të fundit duke përdorur fuqinë e saj gjithëpërfshirëse kombëtare për të zgjeruar ndikimin gjeopolitik.

Wu vuri në dukje se "ribashkimi i Kinës është një proces historik i papërmbajtshëm".

PLA kineze është gjithmonë e gatshme të luftojë për të goditur çdo përpjekje separatiste për "pavarësinë e Tajvanit", theksoi ai.

Duke reaguar ndaj veprimeve të ushtrisë amerikane kundër zyrtarëve përgjegjës për përplasjen e nëndetëses bërthamore USS Connecticut në Detin e Kinës Jugore, zëdhënësi i ka kërkuar Uashingtonit të ndalojë zbulimin, ndërhyrjen, provokimin dhe shfaqjen e forcës në rajonin Azi-Paqësor.

'Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të ndalojë menjëherë aktivitete të tilla për të shmangur goditjen e kokës pas murit,' paralajmëroi Wu.

Tajvani është një ishull vetëqeverisës, por Pekini e sheh atë si një provincë të Kinës dhe ka paralajmëruar Partinë Demokratike Progresive kundër separatizmit. Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën një listë me 110 pjesëmarrës që do të marrin pjesë në Samitin virtual për Demokraci më 9 dhe 10 dhjetor. Sipas deklaratës, samiti do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen demokracitë dhe do të ofrojë një platformë për liderët që të shpallin angazhimet individuale dhe kolektive, reformat dhe iniciativat për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë vendit.

Lista nuk përfshin Kinën dhe Rusinë, ndërsa Tajvani është i vetmi vend i ftuar në listë që vet Uashingtoni nuk e njeh si shtet sovran.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave