Tajvani prezanton nëndetësen e parë teksa rrit mbrojtjen kundër Kinës

Tajvani prezantoi nëndetësen e parë të prodhuar vetë, teksa rrit kapacitetin e mbrojtjes kundër ndonjë sulmi të mundshëm kinez. Presidentja tajvaneze Tsai Ing-wen ishte pjesë e ceremonisë së lançimit, ku tha se kjo ditë do të mbetëet përgjithmonë në histori.

“Ideja e prodhimit të një nëndetëseje më parë, është vlerësuar si diçka e pamundur por ne ia dolëm”, tha presidentja.

Nëndetësja me vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë funksionon me naftë dhe energji, dhe do të duhet t’u nënshtrohet një sërë testimesh deri në fund të vitit 2024. Ajo emërtuar Haikun, lloj peshku mistik, që sipas literaturës klasike kineze ka aftësi edhe të fluturojë. Një nëndetëse e dytë e tillë është në prodhim e sipër.

Tajvani synon që ta ketë një flotë me 10 nëndetëse, duke përfshirë dy anije të prodhuara nga Holanda, dhe ato më pas t’i pajisë me raketa. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Kina mund të jetë ushtarakisht e gatshme për të nisur një pushtim në vitet në vijim.

Tajvani është ishull që vetëqeveriset, mirëpo Kina e konsideron të sajin dhe zotohet se një ditë do ta rikthejë kontrollin mbi të, qoftë edhe me forcë. Ka vëzhgues që besojnë se Kina nuk do ta sulmojë këtë ishull shpejt, dhe Pekini ka thënë se synon të arrijë “ribashkim” paqësor me Tajvanin.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, e ka paralajmëruar këtë vend që të mos e shpallë pavarësinë. Kina e ka rritur së fundmi presionin mbi ishull, pasi kryen vazhdimisht stërvitje ushtarake afër Ngushticës së Tajvanit.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti