Tajvani raporton për inkursionin e dytë të Kinës gjatë kësaj jave

Tajvani raporton për inkursionin e dytë të Kinës gjatë kësaj jave

Dhjetë avionë të forcave ajrore të Kinës kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit më 9 gusht, të shoqëruar nga pesë luftanije kineze dhe janë përfshirë në patrullime “për gatishmëri luftarake”, tha Ministria e Mbrojtjes së ishullit vetëqeverisës.

Sipas autoriteteve në Tajvan, kjo është hera e dytë brenda javës që Kina kryen inkursion.

Tajvani, që Kina pretendon se është territor i saj, vazhdimisht është ankuar për aktivitetet e ushtrisë kineze pranë ishullit gjatë tre vjetëve të fundit, përderisa Pekini po rrit presionin duke tentuar që të detyrojë ishullin që të pranojë sovranitetin e Kinës.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se duke nisur nga ora 09:00 sipas kohës lokale, ka detektuar 25 avionë luftarakë kinezë të përfshirë në operacionet në det, përfshirë edhe avionë luftarakë të llojit J-10 dhe -16 dhe bombardues H-6.

Nga këta avionë, sipas ministrisë, dhjetë prej tyre kaluan vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit, që më herët ka shërbyer si barrierë jozyrtare mes dy palëve, ose hynë në pjesën jugperëndimore të zonës identifikuese mbrojtëse ajrore të Tajvanit.

Në njoftim u tha se këta avionë, në koordinim me pesë luftanije kineze, u përfshin në patrullime “për gatishmëri luftarake”.

Ushtria e Tajvanit nisi anije dhe avionë për të mbikëqyrur aktivitetin kinez, tha ministria.

Zona identifikuese mbrojtëse ajrore është një zonë e gjerë që Tajvani monitoron dhe patrullon për t’iu dhënë forcave të tij më shumë kohë për t’iu përgjigjur kërcënimeve.

Të dielën, Tajvani raportoi për një nivel të ngjashëm të aktivitetit të avionëve luftarakë dhe luftanijeve kineze afër ishullit.

Kina ka kryer stërvitje ushtarake përreth Tajvanit në prill, pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen, u kthye në shtëpi pas vizitës në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

Gushtin e vitit të kaluar, Pekini po ashtu mbajti stërvitje ushtarake përreth Tajvanit për të kundërshtuar vizitën në Taipej të kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai, gjatë kësaj jave do të vizitojë SHBA-në, para se të shkojë në Paraguai. Kjo ndalesë në SHBA e Lai ka zemëruar Kinën.

Kina tha se ka “prioritet” që të ndalojë Lain që të shkojë në SHBA.

Qeveria e Tajvanit, e zgjedhur në mënyrë demokratike, refuzon pretendimet e Kinës mbi sovranitetin e ishullit, duke thënë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendos për të ardhmen e vet./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille