Përfundon bojkoti i futbollistëve te Skënderbeu, presidenti Takaj: S' kishte pse të bëhej kap mediatike

Përfundon bojkoti i futbollistëve te Skënderbeu, presidenti Takaj: S' kishte pse të bëhej kap mediatike

Bojkoti i ekipit të Skënderbeut ka zgjatur vetëm një ditë. Korçarët janë kthyer sot në stërvitje pas bisedës që futbollistët, stafi dhe pjestarë të tjerë kanë patur sot me presidentin Ardian Takaj.

Ambienti i futbollit korçar u trondit të martën kur futbollistët refuzuan të stërviteshin pas vonesës së pagave. Ata vunë si kusht se nuk do të ktheheshin në stërvitje pa marrë siguri për pagat e tyre, që këtë herë janë vonuar më shumë se zakonisht.

Me te mësuar lajmin presidenti i ekipit ka udhëtuar drejt Korçës atje ku sot ka mbajtur edhe një takim. Siç duket edhe nga rifillimi i stërvitjes gjuha e përbashkët është gjetur mes palëve. Mbetet për t’u parë nëse të ardhmen do të ketë sërish të tilla ngjarje apo jo në Korçë.

Ndërkohë për mediat presidenti Takaj ka deklaruar: “Situata u zgjidh, bojkoti është i patolerueshëm në të tilla raste, nuk kishte pse të ndodhte në këtë mënyrë, por gjithsesi e justifikoj sepse kishin të drejtë.

Skënderbeu nuk është një grup që i vonon pagat, janë gjëra që ndodhin kudo edhe në ekipet e tjera jo vetëm me Skënderbeun. Mund të them që kemi arritur akordin me futbollistët për ti shlyer përmes nje grafiku të ndërtuar së bashku me ta, ti shlyej pak e nga pak.

Ishte mire të shmangej, mos bëhej kaq mediatike, ashtu sikurse Skënderbeu ka shmangur situata të tjera, ne jemi brenda familjes mund te diskutojmë brenda zyrave të klubit dhe nuk është e nevojshme të kalohet në bojkot. Nuk do të ketë penalizim për futbollistët, mund ta quaj një gabim të tyrin, por penalizmime nuk do të ketë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit