Takim Basha-Meta? Makinat e
tyre të parkuara së bashku 

Takim Basha-Meta? Makinat e<br />tyre të parkuara së bashku 
TIRANE-Kur vajtje- ardhjet e politikanëve në zyrat e njeri tjetrit janë bërë diçka e zakonshme në këto ditë krize politike, kreu i kuvendit mund të jetë takuar pas parlamentit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha .
 
Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare makinat e Metës dhe Bashës janë parë njëkohësisht të parkuara para një restorant” Delano”përballë Kuvendit.
 
Nuk dihet nëse të dy liderët politikë ishin në të njëjtin vend për të drejtuar së bashku, por burime të Report Tv nga Lsi konfirmojnë se meta ishte në restorant për të drekuar me Petrit Vasilin.
 
Ministri i drejtësisë ka bërë dje vajtje-ardhje sa nga zyra e Metës tek zyra e Edi Ramës në kryeministri.
 
Ende nuk dihet cilat janë propozimet konkrete të secilës palë, por këto takime vijnë pikërisht kur nga PD e PS kanë ardhur thirrje për një tryezë dialogu. Tryeze e cila mesa duket po negociohet nga LSI.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA