Takim i Kryeministrave në Durrës,
Zaev pritet të takojë homologen serbe

Të shtunën në Durrës, do të mbahet një takim jo formal mes komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit do jetë kryeministri Rama.

Pjesmarrjen zyrtarisht deri tani e ka konfirmuar Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri.

Takimi i së shtunës në qytetin e Durrësit, ku do të mblidhen të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, do të bëjë të mundur që të jenë në të njëjtin panel, kryeministra, të cilët pavarësisht politikave shtetërore, do të jenë deri diku të gatshëm që të shtrëngojnë duart me "kundërshtarët" e tyre.

Ky takim ka një rëndësi të veçantë pasi mbahet në një kohë ku tensionet mes Serbisë dhe Maqedonisë janë shumë të nxehta.

Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev pritet që të ketë një takim dy palësh me Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic, sipas konfirmimit nga agjencia maqedonase e informimit dy homologët do takohen dhe se ky takim sipas kësaj agjencie është planifikuar, por ende nuk ka një konfirmim nga pala serbe.

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë