Takim katërpalësh, Shqipëri-Greqi-
Maqedoni-Bullgari në Selanik

Takim katërpalësh, Shqipëri-Greqi-<br />Maqedoni-Bullgari në Selanik
Ministrat e Punëve të Jashtme të katër vendeve të rajonit, përkatësisht Shqipërisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Bullgarisë, do të zhvillojnë një takim në Selanik. Katër ministrat e Jashtëm do të diskutojnë për format e bashkëpunimit në sferën e sigurisë, bashkëpunimit ndërkufitar, lidhjen energjetike e shumë tema të tjera. Takimi mbahet me iniciativë të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias. 

Qëllimi kryesor i këtij takimi diplomatik është bashkëpunimi institucional mes katër vendeve, mbi çështjet që kërcënojnë Rajonin, por edhe Ballkanin, ekstremizmi, terrorizmi dhe radikalizmi. Një tjetër çështje mjaft problematike, me të cilën janë përballur këto vende vitet e fundit, është edhe ajo e emigrantëve. 
Mësohet se pjesë e delegacioneve janë edhe ministrat e Punëve të Brendshme, të Energjetikës dhe Ekonomisë. 

Ndërkohë, ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov, deklaroi gjatë kësaj jave se nuk pret që vendet e rajonit, më saktësisht Shqipëria dhe Bullgaria, do të jenë ndërmjetësues në zgjidhjen e kontestit për emrin e Greqisë. Ai theksoi se kontesti është çështje bilaterale dhe se do të vendoset midis dy vendeve me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht ndërmjetësi i tyre Metju Nimic.

Pjesa e punës nga takimi do të mbahet nesër, ndërsa takimin do ta hapë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Kotzias. Pasojnë takime individuale të ministrave të Punëve të Brendshme, ministrave të Energjetikës, ndërsa prej tek ne ministrit të Ekonomisë, ndërsa pastaj edhe të ministrave të Punëve të Jashtme.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin