Shefat e politikës së Jashtme amerikane dhe ruse, respektivisht John Kerry dhe Sergei Lavrov u takuan sot në Zyrih në një përpjekje për sheshimin e mosmarrëveshjeve mbi çështjen e përfaqësimit në bisedimet e paqes për Sirinë, që do të zhvillohen javën e ardhshme.
John Kerry dhe Sergei Lavrov filluan bisedimet në një hotel në aeroportin e Zyrihut pesë ditë para bisedimeve të planifikuara mes qeverisë siriane dhe opozitës, që do të zhvillohen në Gjenevë.
Pas fillimit të bisedimeve, aleanca kryesore opozitare siriane akuzoi Rusinë për frenim të bisedimeve, pasi po përpiqej të diktonte se kush duhej të përfaqësonte opozitën siriane në bisedimet e paqes.
Pas takimit me Lavrovin, zyrtari i lartë amerikan shkoi në Davos për të ndjekur Forumin Ekonomik Botëror, ku pritet të zhvillojë bisedime për krizën siriane edhe me liderë të tjerë të diplomacisë botërore.
Moska, që mbështet qeverinë siriane, kërkon që grupe opozitare të linjës së ashpër ai fraksioni Ahrar al-Sham të mos jenë të pranishëm në bisedimet e Gjenevës, Ndërkohë që Uashingtoni nuk e kundërshton këtë pjesëmarrje/ATSH/
/Shqiptarja.com