Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takuan në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Bisedimet zgjatën 52 minuta dhe u zhvilluan me dyer të mbyllura, pa deklarata për mediat në nisje të tyre.
Përpara takimit, Lavrov kishte thënë se synonte të diskutonte me Rubion qëndrimin e Uashingtonit për luftën në Ukrainë. Ende nuk është bërë e ditur nëse kjo çështje u trajtua gjatë bisedimeve dhe nëse palët arritën ndonjë marrëveshje.
Ky ishte takimi i pestë mes tyre që prej vitit 2025. Në bisedime morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të diplomacisë ruse, mes tyre ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, ambasadori në SHBA, Aleksander Darchiev, dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Lajmi kryesor:
Trump e Zelensky përpjekje për fundin e luftës në Ukrainë: Me ndihmën e SHBA, realizohet brenda dimrit











