Takim me gjeneralin e NATO-s, Meta: Baza e Kuçovës, investim strategjik për sigurinë kombëtare dhe rajonale

Takim me gjeneralin e NATO-s, Meta: Baza e Kuçovës, investim strategjik për sigurinë kombëtare dhe rajonale

Gjenerali i NATO-s dhe Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta pasi priti sot në një takim gjeneralin e NATO-s, e ka cilësuar përzgjedhjen e Kuçovës si vendndodhje të bazës moderne ajrore të organizatës një investim strategjik për sigurinë kombëtare dhe atë rajonale.

"Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale", theksoi Meta.

Meta u shpreh më tej se Shqipëria është e interesuar që NATO  të forcohet më tej si në aspektin politik ashtu edhe në atë ushtarak, e siguroi gjithashtu gatishmërinë për të plotësuar jo vetëm të gjitha detyrimet por edhe për të marrë përgjegjësi të reja.

Presidenti i Republikës vuri në dukje se pas anëtarësimit të Malit të Zi, anëtarësimi i shumëpritur i Maqedonisë në NATO do të jetë një garanci e shtuar për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 20 vite pas ndërhyrjes ushtarake të Aleancës, që i dha fund genocidit në Kosovë dhe rajon, Meta u shpreh se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë kontributin e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Presidenti Ilir Meta dhe Gjenerali i NATO-s, Tod Wolters

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas