Takim me Ministrin e Drejtësisë së
Italisë, Meta:Bashkë kundër krimit

Takim me Ministrin e Drejtësisë së<br />Italisë, Meta:Bashkë kundër krimit<br>
Presidenti Meta ka pritur në një takim të veçantë, Ministrin e Drejtësisë Italiane, Andrea Orlando.

Meta vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen shumë domethënëse që Italia i ka dhënë Shqipërisë për konsolidimin e shtetit ligjor.

Duke u ndalur në reformën në drejtësi, Meta vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes institucioneve të drejtësisë së dy vendeve dhe përshëndeti Memorandumin e Mirëkuptimit dhe të Bashkëpunimit të arritur sot mes Ministrave të Drejtësisë së Shqipërisë dhe Italisë.

Meta theksoi në mënyrë të veçantë që, rëndësia e implementimit të reformës në sistemin e drejtësisë, përfshirë këtu edhe çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, kërkon bashkëpunim mes aktorëve politikë me të njëjtën frymë konsensusi, siç ajo e shprehur në ndryshimet kushtetuese të 21-22 korrikut 2016.

“Bashkëpunimi i aktorëve politikë në vend duhet të jetë edhe në këtë faze të procesit i udhëhequr nga parimet kushtetuese dhe këshillat e Komisionit të Venecias,” tha Meta.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar është shumë e rëndësishme që të forcohet besueshmëria e bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë dhe agjencive ligjzbatuese të dy vendeve.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim