Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar sonte në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv, ku ndër të tjera iu përgjigj edhe një thashetheme që qarkullonte, se ajo mund të ishte takuar me kryeministrin Edi Rama, pavarësisht armiqësisë së tyre të njohur në publik, që kulmoi deri në tentativën e Kryemadhit për ta goditur Ra,mën me çizme gjatë një seanca parlamentare.
/Shqiptarja.com
“Të jeni të bindur që nuk jam takuar. Kur ishim në Kosovë me rastin e pavarësisë, nuk u takova me Edin por me Linda Ramën” – tha Kryemadhi e cila dha edhe një detaj të panjohur lidhur me këtë takim ku duket se në fakt i pranishëm ishte edhe kryeministri.
“Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave Era theu dorën. I tashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëmngjes, jep dorëheqjen” – deklaroi kryetarja e LSI.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO











