Takim me Vuçiç të enjten në Bruksel, Kurti për BBC: Pres shumë nga BE! Nga 1 shtatori reciprocitet me çdo kusht

Takim me Vuçiç të enjten në Bruksel, Kurti për BBC: Pres shumë nga BE! Nga 1 shtatori reciprocitet me çdo kusht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Të enjten pritet të mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Dy ditë para takimit, Kurti ka dhënë një intervistë për BBC në serbisht, i cili ka thënë se pret që Bashkimi Europian të jetë më aktiv dhe i qartë, sidomos pas incidenteve në veri.

Kurti u ndal te vendosja e reciprocitetit për targat dhe dokumentet e identifikimit, duke u shprehur qartë se 1 shtatori do të jetë një ditë normale për të dyja pikat kufitare, ose të dyja do të kërkojnë dokumente për hyrje-daljet, ose Serbia duhet t’i heqë, që të mos i kërkojë as Kosova.

Kurti është shprehur se vendkalimet kufitare të Kosovës janë të furnizuara me postera me informacione për dokumentet e ardhshme hyrëse-dalëse.

“Ne kemi të drejtë të presim më shumë nga BE-ja, veçanërisht të tregohet më shumë qartësi dhe vendosmëri në lidhje me qëndrimet e veta, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarjet si barrikadat dhe incidentet e fundit në veri të Kosovës. 1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha ai.

Gjithsesi, Kurti ka theksuar se kjo është vetëm një pjesë e bisedimeve, pasi bisedimet me Serbinë duhet të vazhdojnë deri në njohjen reciproke.

“Por është e qartë për mua se edhe kur të përfundojë procesi, nuk do të jetë fundi – ne kemi nevojë për një marrëveshje me Serbinë sepse gjithçka është e pjesshme derisa të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, bazuar në njohjen reciproke“, tha ai.

Ky takim vjet pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë që u rindezën pas ngjarjeve në veri të Kosovës më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë. Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, për shkak të tensioneve, Kurti vendosi që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. Takimi i radhës do të bëhet më 18 gusht në Bruksel.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!