Takim Mongherini-Zarif për
finalizimin e marrëveshjes bërthamore

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini njoftoi sot në rrjetin social “Twitter” se do të takohej sot në Vjenë me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, për finalizimin e punimeve në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për programin bërthamor, që parashikon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme, që drejton negociatat që përfunduan në muajin korrik me nënshkrimin e një marrëveshjeje historike mes fuqive të mëdha dhe Iranit për programin bërthamor të kundërshtuar, publikoi dy foto të takimit të saj me Zarif në rrjetin social.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pritet gjithashtu në Vjenë për finalizimin e zbatimit të këtij teksti që parashikon heqjen e sanksioneve të rënda ndërkombëtare që kanë goditur Iranin prej një dekade.

Pas mbërritjes në kryeqytetin austriak sot në mëngjes, Zarif theksoi se sanksionet do të hiqeshin në po të njëjtën ditë.

“Sot është një ditë e shënuar për popullin iranian dhe sanksionet do të hiqen”, theksoi ai për agjencinë e lajmeve Isna.

Përveç Kerryt dhe Mongherinit, Zarif do të takojë sot edhe drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA), Yukiya Amano, i cili duhet të dëshmojë zyrtarisht se Teherani ka përmbushur si duhet angazhimet paraprake për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje, arritur më 14 korrik 2015 dhe destinuar për t’i dhënë fund më shumë se 13 viteve tensione për këtë çështje, është e destinuar për të garantuar natyrën paqësore të programit bërthamor iranian, nëpërmjet një reduktimit të kapaciteteve bërthamore të Teheranit dhe inspektimeve të detyrueshme /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës