Takim Moskë-Uashington-Riad-Ankara për konfliktin sirian

/ATSH-AFP/ - Shefat e diplomacisë së Rusisë, SHBA-së, Arabisë Saudite dhe Turqisë do të diskutojnë nesër në mbrëmje në Vjenë për konfliktin sirian, njoftoi sot një burim diplomatik rus në Moskë.
"Do të ketë një takim katërpalësh mes Rusisë, SHBA-së, Arabisë Saudite dhe Turqisë nesër në mbrëmje në Vjenë në nivel krerësh të diplomacive", theksoi i njëjti burim.
Rusi, Serguei Lavrov, amerikani, John Kerry, sauditi, Adel al-Jubeir dhe turku Feridun Sinirlioglu pritet t'ë takohen me homologët iranianë, egjiptian, irakian dhe libanez, të ftuar nga SHBA-ja, nesë këto vende do të jenë të pranishme", shtoi burimi.
Një takim i mëparshëm katërpalësh u zhvillua të premten e kaluar në Vjenë për të biseduar për perspektivat e zgjidhjes së luftës civile siriane.
Sekretari amerikan, John Kerry kishte deklaruar në atë kohë se shpresonte që një takim i ri ndërkombëtar të zhvillohej, por në një format më të gjerë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin