Takime me miqtë e vjetër, tërheqje romantike me kolegët, surprizat e horoskopit për ditën e sotme

Takime me miqtë e vjetër, tërheqje romantike me kolegët, surprizat e horoskopit për ditën e sotme

Foto ilustruese

DASHI
Një ngjarje sociale sot, do t’ju vëjë në kontakt me disa miq të vjetër, që ka kuptimin e një marrëveshje. Ju duhet të dëgjoni atë se çfarë thonë të tjerët. Kjo do të jetë më mirë, se të flisni vet.

DEMI
Puna që bëni me një kolegun tuaj mund të sjellë më shumë afrimitet. Kjo nuk mund të jetë tërheqje romantike, pasi nesër do të ndiheni ndryshe. Ndoshta, ju keni dikë me të cilin punoni qetësisht.

BINJAKET
Dashuria, afeksioni dhe romanca do të jeni me ju sot. Gjithashtu, do të keni marrëdhënie pozitive me miqtë, familjarët dhe partnerin. Shfaqni aftësitë tuaja artistike, duke pasur mbështetjen e tyre.

GAFORRJA
Sot do të merrni përshtypjet e miqve, ose familjarëve për një punë që keni bërë. Të gjitha komentet do të jenë pozitive. Ju do të dëgjoni me kujdes, çdo mendim që kanë ata, ndaj personit tuaj.

LUANI
Sot do të ndjeni tërheqje romantike për dikë. Disa mund të thonë se kjo është një dëshirë, që do të kalojë ditën tjetër. Mos dëgjoni çdo gjë që thonë të tjerët, pasi kjo ndjenjë është e vërtet.

VIRGJERESHA
Mirësia juaj dhe sjelljet e mira do t’ju paguhen sot. Dikush do t’ju ofrojë një marrëveshje, që do të zhvillojë të ardhurat tuaja. Ju e njihni këtë person më parë, dhe të dy do të punoni mirë bashkë.

PESHORJA
Dashuria dhe romanca po shkojnë mjaft mirë sot. Kjo ndjenjë do t’ju çojë në një angazhim serioz me partnerin. Nëse nuk jeni çift, në një eveniment do të takoni dikë, që do të ndjenjë tërheqje për ju.

AKREPI
Sot do të përdorni disa nga njohuritë tuaja, për të punuar në mënyrë krijuese. Ju mund të filloni një projekt të ri. Gjithashtu, duhet të jeni të relaksuar, për të qenë të përqendruar në punën tuaj.

SHIGJETARI
Sot mund të keni disa punë për të realizuar. Ju do të takoni një mik, dhe biseda që do të zhvilloni me të, do të sjellë ndjenja të mira. Një ditë tjetër, ai do të dëshirojë disa mendime nga ju.

BRICJAPI
Sot do t’ju vijnë disa ide të reja, që zhvillojnë karrierën tuaj. Disa prej tyre duken të arsyeshme, prandaj duhet të veproni siç duhet për t’i kuptuar. Në këtë mënyrë, idetë do të bëhen realitet.

UJORI
Sot keni aftësi krijuese për muzikë, poezi, ose pikturë. Problemi është se këto mund t’i harroni, nëse nuk i shkruani. Gjithçka që doni mund ta realizoni, pasi ju do të ndiheni mjaft mirë që vepruat.

PESHQIT
Sot do të merrni disa informacione të rëndësishme, që kanë të bëjnë me aspketin ekonomik. Ju do të dëshironi të organizoni një festë me miqtë tuaj. Mos shpenzoni të gjitha paratë për një ditë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

KQZI i hoqi mandatin, reagon Ministria e Jashtme greke për Belerin: Përfundimi i një procesi me shumë pikëpyetje! Lejojeni të shkojë si deputet në Strasburg

KQZI i hoqi mandatin, reagon Ministria e Jashtme greke për Belerin: Përfundimi i një procesi me shumë pikëpyetje! Lejojeni të shkojë si deputet në Strasburg