'Takime të papritura për beqarët'/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit për sot

'Takime të papritura për beqarët'/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit për sot

DASHI
Gjate kësaj dite do i qëndroni besnike partnerit tuaj dhe marrëdhënia me te do jete e jashtëzakonshme. Nuk do tundoheni aspak nga personat qe iu vijnë rreth e rrotull. Beqaret do jene impulsive dhe mundet te hedhin hapa edhe pa qene shume te bindur. Ne planin financiar do ndikoheni nga yjet dhe situata do filloje te normalizohet dalëngadalë. Do ndiheni me te qete.

DEMI
Dita e sotme pritet te jete shume me e mire sot. Do jeni me te ndërgjegjshëm edhe për gabimet qe keni bere dhe gjerat do ju marrin drejtimin e duhur. Beqaret do mendojnë vetëm si t’ia kalojnë sa me mire dhe nuk do mendojnë se disa persona qe do ju afrohen do duan thjesht te luajnë me ta. Financat nuk do jene shume te mira prandaj do ju duhet te tregoheni me te matur me shpenzimet.

BINJAKET
Dielli premton një dite shume te bukur për juve qe jeni ne një lidhje. Do e konsolidoni edhe me shume marrëdhënien dhe do bëni plane afatgjata për te ardhmen. Beqaret do kenë një dite vendimtare. Atyre do ju ndodhin gjera vërtet shume interesante. Financat do jene me te qëndrueshme. Me ne fund do gjeni edhe zgjidhje për disa probleme te vjetra.

GAFORRJA
Çiftet do mbrohen mjaft nga Saturni gjate kësaj dite. Do jeni me te hapur me partnerin dhe do diskutoni me te edhe për disa gjera qe ju kane brengosur se fundmi. Beqaret do kenë disa dyshime për personat qe do takojnë dhe nuk do pranojnë te shoqërohen gjate me ta. Me financat duhet te jeni shume vigjilente sepse po i late pas dore gjerat do marrin tatëpjetën.

LUANI
Gjate kësaj dite d kërkoni me shume kënaqësi ne lidhjen tuaj dhe ka mundësi qe partneri t’ua plotësojë dëshirat. Beni edhe ju përpjekjet tuaja për ta bere atë te ndihet mire. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme. Ata do pëlqejnë një person, por nuk do ndihen gati për te marre vendime. Ne planin financiar do keni shume fat dhe do jeni te qete kur te shpenzoni.

VIRGJERESHA
Do argëtoheni pafundësisht me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do doni te qëndroni çdo çast pranë tij. Mund te bëni edhe plane afatgjata. Beqaret duhet te jene me te hapur ne mënyrë qe te mundin te takojnë disa lloje personash. Me pas mund te bëjnë zgjedhjen qe duan. Buxhetin duhet ta mbani nen kontroll gjate gjithë kohës sepse përndryshe situata do ju përkeqësohet me tepër.

PESHORJA
Dita e sotme do jete fantastike për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do rreshtin momentet e lumtura dhe çdo çast ka për te qene fantastik. Beqaret do dine si te joshin dhe do e afrojnë pas vetes atë qe pëlqejnë me shpejt nga sa mendonin. Për ta do ndryshojnë shume gjera. Financat do dini si t'i organizoni me se miri kështu qe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

AKREPI
Dite e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni te qete dhe do dashuroheni pa dorashka me partnerin. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe do dine se ke te joshin. Deri ne mbrëmje shume gjera do ndryshojnë për ta. Buxheti do mbetet i mire nëse shpenzoni me maturi. Hua nuk duhet te jepni për asnjë arsye.

SHIGJETARI
Stresi do ju pushtoje sot ju te dashuruarve dhe gjate gjithë kohës do jeni nervoze dhe te paduruar. Partnerit nuk do i pëlqejë aspak mënyra sesi do silleni me te. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse mund te bëjnë gabime te mëdha e me pasoje tek e ardhmja. Perspektivat ne planin financiar kane për te qene te mira. Do ndiheni me te qete kur te shpenzoni./p>

BRICJAPI
Kjo e sotmja nuk do jete aspak problematike sot për te dashuruarit. Përkundrazi ata do jene me te logjikshëm dhe do mundohen te rregullojnë gjithçka. Beqaret me siguri qe do kenë njohje interesante, por do bëjnë mire te mos hedhin asnjë hap pa u siguruar plotësisht. Ne planin financiar gjendja do jete me e mire pasi do përkujdeseni me tepër për këtë sektor.

UJORI
Sot do jeni te papërtuar ju te dashuruarit dhe do bëni çdo gjë ne mënyrë qe marrëdhënia me partnerin te jete sa me e mire. Nuk do mungojnë surprizat e vogla, por qe do e bëjnë zemrën te rrahe edhe me fort. Beqaret do arrijnë te realizojnë takimet e ëndërruara dhe do ndiheni te plotësuar për momentin. Financat menaxhojini me sa me shume maturi dhe mos ndërmerrni rreziqe.

PESHQIT
Ka rrezik qe marrëdhënia juaj me partnerin te jete delikate sot. Here pas here do ndodhin edhe stuhi te fuqishme te cilat nuk do ju lënë te qete. Beqaret do kenë disa takime te papritura, por nuk pritet te ndodhe ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe do arrini gjithë kohës ta mbani situatën nen kontroll.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen