Takimet në Shkup, Imami
“harron” flamurin shqipta

Takimet në Shkup, Imami <br />“harron” flamurin shqipta
SHKUP - Portali Lajmeshqip publikoi sot takimet e ministrit të mbrojtjes shqiptar, Arben Imami në Shkup ku mungon simboli shqiptar, flamuri.
Sipas fotove dhe videos të siguruar nga ky portal në tryezën e takimit dhe në zyrën e shefit të diplomacisë maqedonase, Popovski mungon simboli kombëtar shqiptar flamuri kuqezi, i cili si çdo takim protokollar mes dy delegacionesh duhet të jetë i pranishëm gjatë bisedimeve mes delegacioneve.
Jo vetëm kaq. Zyra e ministrit Poposki është e pajisur mësëmiri me flamurin e madh të Maqedonisë dhe atë të Bashkimit Europian por vetëm kaq. Asnjë gjurmë e simbolit shqiptarë, flamurit kuqezi i cili nuk është vështirë të gjendet në Maqedoni, vend në të cilin, ky simbol përfaqëson gjysmën e mos më tepër të popullisë së shtetit të Maqedonisë. Veç kësaj, edhe vetë takimi zyrtar është zhvilluar në kushte thuajse poshtëruese për delegacionin shqiptarë me në krye ministrin e mbrojtjes Arben Imami i cili pasi e ka pritur në këmbë shefin e diplomacisë maqedonase për disa minuta është reshtuar në tryezën e bisedimeve njësoj sikur të ishte një vartës i shefit të diplomacisë maqedonase Nikola Poposki, i cili siç shfaqet në këto pamje, është ulur në krye të tavolinës dhe jo përballë delegacionit shqiptar, siç ndodh zakonisht në takimet zyrtare shtetërore të nivelit të lartë. Ironia e gjithë këtij skandali shtohet edhe më tepër kur mendon se ministri i mbrojtes Arben Imami, ndodhej në Shkup për të garantuar mbështetjen e Tiranës zyrtare për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, proces i cili mbahet peng nga vendi fqinj, Greqia.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës