Takimi Basha-Kotzias: Zgjidhje
çështjes së pronave të çamëve

Takimi Basha-Kotzias: Zgjidhje<br />çështjes së pronave të çamëve
Në ditën e dytë të vizitës në Tiranë, Ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë bisedës, Basha vlerësoi shumë të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur dhe nxitur më tej këto marrëdhënie.

Gjithashtu, kryetari i Partisë Demokratike nenvizoi dhe faktin se në marrëdheniet midis dy vendeve ka çështje të mprehta që duhen trajtuar pa paragjykime dhe me kurajo për të gjetur rruget e zgjidhjes përmes një dialogu dhe veprimi të sinqertë mes dy palëve. 

Basha shprehu shqetësim se prej tre vitesh ka shumë retorike dhe propagandë por nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e dy qeverive në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull.

Çeshtja e statusit absurd të ligjit të luftes, trajtimi i të drejtës së popullatës Çame si e drejtë themelore e njeriut, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi dhe çështje te tjera të mbetura pezull midis dy vendeve meritojnë të trajtohen e zgjidhen sa më parë duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian.

Anulimi i ligjit të luftës, është një çështje e rëndësishme theksoi Basha jo vetëm për shkak të përceptimit, por veçanërisht të problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptare, veçanërisht atyre Çamë.
 
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi