Takimi Basha-Yee, Ndoka: Në
fokus rihapja e negociatave

Takimi Basha-Yee, Ndoka: Në<br />fokus rihapja e negociatave
Kreu i PDK, Nard Ndoka, i ftuar në studion e Report Tv, ka zbardhur takimin mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee. 

Aleati i Bashës tha se në këtë takim, i cili zgjati rreth 90 minuta, u diskutua për çështjet që shqetësojnë opozitën si dhe për mundësinë e rihapjes së negociatave për gjetjen e një kompromisi. 

Në takimin Basha-Yee kanë marrë pjesë edhe krerët e partive aleate me PD. 

"U diskutua për rihapjen e negociatave me qëllim gjetjen e konsensusit të përbashkët të politikës, për t'i dhënë një garanci këtij procesi zgjedhor, që ka nisur në mënyrë të njëanshme.

Ajo që ne kemi kërkuar, është një paketë masash që duhet të merret në konsideratë. Gjërat janë të qarta, janë përsëritur herë pas here. Opozita kërkon garanci, numërimi dhe votimi elektronik, qeveria teknike është një prej atyre kërkesave që qëndron në tryezën e negociatave, por po diskutohet për variante të ndryshme",
u shpreh Ndoka. 

"Hyjmë në zgjedhje, por jo në 18 qershor"
Kreu i PDK, Nard Ndoka, aleat i Lulzim Bashës, thotë se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje, por jo në ato të 18 qershorit. 

"Ne gjykojmë se data 18 qershor ka rënë tashmë dhe kjo është e qartë edhe në sytë e ndërkombëtarëve.

Opozita tashmë është e qartë në qëndrimin e vet, ne nuk jemi për bojkot, nuk jemi shprehur për të bojkotuar zgjedhjet, patjetër që do të futemi, do të ketë një datë për zgjedhjet, sigurisht jo të njëanshme. Duhet të ketë reflektim nga maxhoranca, s'mund të përjashtojë opozitën", tha Ndoka.

I pyetur për deklaratën e Yee se SHBA ka dyshime lidhur me arsyet e bojkotit të PD, Ndoka tha se ky vendim i opozitës është i përligjur. Sa i takon pasojave që do të ketë bojkoti, Ndoka thotë se nuk është në disfavor të opozitës.

"Ka një ndërgjegjësim të madh të qytetarëve. Edhe kur kam qenë me z.Meta në grevë urie edhe me z.Rama, standarde kemi kërkuar. Kështu që edhe këtë herë, standarde kërkojmë. S'jam politikan që u kam shkuar pas avazit vendimeve të marra nga PD, por kemi një mozaik partish, pra jemi së bashku, me gjithë tentativat për joshje, presione, për të tërhequr ndonjë nga partitë politike. Kjo tregon se realisht ka një kauzë", tha Ndoka. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi