Takimi/ Berisha izolon Bashën
pret delegacionet në zyrën e tij

Takimi/ Berisha izolon Bashën<br />pret delegacionet në zyrën e tij
Zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha është kthyer tashmë në qendrën e gravitetit të opozitarizimit në Shqipëri, duke zhvendosur kësisoj në plan të dytë, selinë qendrore të Partisë Demokratike, e quajtur ndryshe me konotacion ngjyrues,SHQUP. Në zyrën e Sali Berishës diktohen aksionet dhe qëndrimet e opozitës, priten ambasadorët dhe delegacionet, raportojnë krerë institucionesh, diktohen fati i reformave, ndahen sekretet e shtetit, farkëtohen skenarët politikë etj. Pra, zyra e Sali Berishës është vetë opozita, duke theksuar më tej perceptimin se, Lulzim Basha vijon mbetet një kryetar në hije, rezervë dhe në tentativë i partisë politike më të madhe në opozitë.

Nuk ka pasur kurrë dyshime mbi rolin dhe fuqinë e Sali Berishës mbi Partinë Demokratike, por disa zhvillime të ditëve të fundit, konfirmojnë një rikthim me kompetenca të plota të Berishës në krye të opozitës. Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe avancimin e miratimit të kapitujve të reformës në drejtësi, kemi një rol dhe prezencë të shtuar të Berishës në Partinë Demokratike. Berisha i ka marrë Lulzim Bashës kompetencën e konsultave, pritjeve dhe të takimeve me ambasadorët e akredituar në Tiranë, me delegacionet që zbarkojnë në Tiranë, me përfaqësuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian etj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro