Takimi Gjosha-Jahjaga: Një institut
përkthimi Shqipëri-Kosovë

Takimi Gjosha-Jahjaga: Një institut<br />përkthimi Shqipëri-Kosovë
TIRANË - Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë u prit në një takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Presidentja Jahjaga, e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy shteteve për proceset integruese.
 
“Ky nivel bashkëpunimi, na lehtëson dhe na shkurton kohë si për përkthimin e legjislacionit por edhe për adoptimin e tij. Sa më shumë të marrim nga përvoja e fqinjëve tanë dhe aq më tepër nga Shqipëria për proceset integruese aq më mirë është. Rëndësia e bashkëpunimit është e jashtëzakonshme”, u shpreh Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
 
Presidentja Jahjaga, theksoi se të gjithë vendet e rajonit duhet të jenë shumë të lidhur e të bashkëpunojnë sidomos për procesin e integrimit pasi çdo hap reflektohet edhe në shtetin fqinj.
 
 Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, theksoi se bashkëpunimi do të thellohet më tej dhe me palën kosovare po diskutohet për ngritjen e një instituti të përbashkët përkthimi.
 
“Mes shteteve tona ka një lidhje të brendshme dhe duhet të jemi shembulli i një bashkëpunimi të shëndoshë në të gjitha fushat. Marrëveshja e firmosur dhe dhurimi i legjislacionit nuk do të jenë të vetmet në sferën e legjislacionit të BE. Ne po diskutojmë për ngritjen e një instituti të përbashkët përkthimi. Jemi në diskutime që edhe Shkupi të jetë pjesë e këtyre marrëveshjeve në mënyrë që të zgjerojmë bashkëpunimin”, u shpreh Ministrja Gjosha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këto janë 5 shenjat më të ndrojtura të horoskopit

Këto janë 5 shenjat më të ndrojtura të horoskopit