Takimi historik, Kastro i kërkon
 Obamës heqjen e embargos

Takimi historik, Kastro i kërkon<br /> Obamës heqjen e embargos
​Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama është takuar këtë të hënë me homologun e Kubës Raul Castro në Pallatin e Revolucionit të Havanës. Takim historik mes dy liderëve. Numri një i Shtëpisë së Bardhë është presidenti i parë amerikan që viziton Kubën pas 88 vitesh.

Kastro po ashtu ka shtrënguar duart edhe me sekretarin e shtetit John Kerry si dhe zyrtarë të tjerë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kastro i ka kërkuar presidentit Obama që të heq embargon dhe të rikthejë Guantanamon.

obama-kastro

“Embargoja e SHBA përbën një pengesë për zhvillimin e Kubës. Vetëm pas heqjes së saj, do të hapet një rrugë e re. Heqja e embargos është esenciale”, ka deklaruar Raul Kastro.

“Kuba mbron të drejtat e njeriut dhe është e gatshme për dialog për këtë argument,” ka thënë lideri kubanes duke përsëritur nevojën dhe urgjencën për rikthimin e burgut të Guantanamos duke shtuar se të drejtat e njeriut nuk duhet të politizohen.

Ndërsa Obama e ka quajtur takimin me homologun kubanes një rrugë të re mes SHBA-së dhe Kubës.

obama-kastro

“Faleminderit për mikpritjen time, të familjes dhe delegacionit. Për gjysmë shekulli vizita e një presidenti amerikan këtu ishte e paimagjinueshme, kjo ëhstë një ditë e re mes dy shteteve,” ka thënë Obama.

Për Obamën të ardhmen e Kubës do ta vendosin vetë kubanezët. “E ardhmja e kubës nuk vendoset nga SHBA ose nga shtete të tjera. Kuba ëhstë një shtet sovran dhe fatin e saj do ta vendosin vetë kubanezët dhe askush tjetër,” ka deklaruar presidenti amerikan.

Sa i përket embargos Obama është shprehur se do të përfundojë. “Se kur do të përfundojë nuk mund ta them me siguri," shton ai.

Sipas tij ekzistojnë dy modele për të avancuar këtë proces.”I pari është të përfitojmë nga ndryshimet e bëra që nevojiten për të certifikuar këtë ndryshim. Fusha e dytë ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Njerëzit janë ende të shqetësuar për atë që ndodh në Kubë”, përfundoi Obama.

RedaksiaOnline
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat