Ndalesa e foltores së Berishës në Durrës pasditen e sotme ka marrë deklarata që kanë suprizuar ish-kryeministrin. Në momentin kur diskutohej se demokratët kërkojnë largimin e Bashës nga PD një qytetar ka ndërhyrë pa ndrojtje duke shprehur në mënyrën më të çuditshme mbështjetjen pa kushte për Berishën. Ilir Amedani pohoi se ishte me arrest shtëpie e se në foltore gjendej vetëm për të mjaftonte sinjali tij dhe do të ishte i pari që do të vepronte.

 “Jam Ilir Amedani në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit. Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, u shpreh mbështetësi i Berishës.