Ministria e Brendshme italiane ka reaguar pas takimit të zhvilluar sot në Romë mes ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi dhe homologut të tij shqiptar Ervin Demo.
Në reagimin e saj, ministria thekson se në qendër të diskutimeve ishin koordinimi i ngushtë mes forcave të policisë, veprimet konkrete për parandalimin dhe luftimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare si dhe lufta kundër trafikut të drogës.
“Koordinim i ngushtë mes forcave të policisë, veprime konkrete për parandalimin dhe luftimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare, si dhe lufta kundër trafikut të drogës.
Këto ishin çështjet kryesore në takimin e zhvilluar sot në Ministrinë e Brendshme italiane, mes ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, dhe homologut të tij shqiptar, Ervin Demo.”- shkruan Ministria e Brendshme Italiane.
Lajmi kryesor:
Akademia e Sigurisë drejt modelit italian! Pas 3 vitesh studime në Tiranë, master për hetimin e krimit në shtetin fqinj









