Takimi i ekspertëve të Venecias 
Ibrahimi: Drafti zgjidhje politike 

Takimi i ekspertëve të Venecias <br />Ibrahimi: Drafti zgjidhje politike 
Në Shqipëri në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, ekspertët e Komisionit të Venecias mbyllën sot takimet dhe bisedimet lidhur me projektin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese.

Gjatë paradites ata u takuan për herë të dytë me grupin e ekspertëve të nivelit të lartë, ndërsa gjatë ditës së djeshme kishin biseduar dhe me ekspertët e opozitës, ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani apo dhe me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë.

Ekspertët kanë në dorë një projekt të rishikuar të ndryshimeve kushtetuese si dhe dy opinione të tjera të vecantë, një të dërguar nga ekspertët e Partisë demokratike dhe një tjetër nga Lëvizja socialiste për Integrim.

Sot drafti i maxhorancës për Reformën në Drejtësi ka marrë 'bekimin' e Venecias. Pas pothuajse pas 4 orësh takim eksperti i komisionit të posacëm Gent Ibrahimi pohoi se për çështje teknike ndryshimet kushtetuese kanë gjetur mbështetjen e Venecias.

Ndërsa për cështje që prodhuan ngërc politik të reformës, sic është mënyra e zgjedhjes së krerëve të intitucioneve dhe gjyqtarëve, edhe zgjidhja mund të jetë politike, por do të vijë në mars.

“Nuk do dëgjoni shumë detaje edhe në konferencë, ne folëm për cështje ku duhet të ndërhyjë politika prandaj edhe ekspertët e Venecias do japin zgjidhje politike. Ekspertët e Venecias do të dalin me rekomandime konrete"-tha Ibrahimi për mediat pas takimit tek kryesia e Kuvendit.

E pazgjidhur mbetet dhe ndërprerja ose jo e mandatit të kryeprokurorit.

Por pavarisisht se demokratët pas takimeve me grupin e Venecias pohuan mbrëmjen e së enjtes se u ishin paraqitur formula aletranitve për zgjedhjen e gjyqtyarëve, një gjë e tillë nuk është diskutuar me maxhorancën.

Pas takimit me ekspertët e nivelit të lartë raporterët e Venecias drekuan me kryeparlamentarin Ilir Meta.  

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital