Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thotë se institucioni që ai drejton ka marrë masa në fushën e politikave monetare dhe stabilitetin ekonomik, ekspoze të cilën e bëri gjatë takimit vjetor të FMN dhe të Bankës Botërore në Lima të Perusë ku mori pjesë së Bashku me ministrin Cani
“Politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë është shoqëruar me politika stimuluese për sistemin bankar, në mënyrë që të influencojë sa më shumë si në drejtim të rritjes ekonomike, ashtu edhe të stabilitetit financiar”. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka kontribuar në zhvillimin dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.
Në kuadër të hapave që duhen ndërmarrë për të përshpejtuar aktivitetin e ardhshëm ekonomik të vendit, Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë është e angazhuar për të dhënë të gjithë mbështetjen e duhur, nëpërmjet vazhdimit të stimulit monetar. Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe planit të veprimit ndërinstitucional dhe masave të
Bankës së Shqipërisë për nxitjen e nivelit të kreditimit dhe uljen e kredive me probleme.
Guvernatori dhe përfaqësuesit e Fondit ndanë të njëjtin mendim se niveli i lartë i kredive me probleme ndikon jo vetëm në mbarëvajtjen e stabilitetit financiar, por pengon dhe mbështetjen e ekonomisë me fonde. Sipas tyre zgjidhja e kësaj çështjeje ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për sistemin bankar, por për të gjithë ekonominë. Në përfundim, u theksua se sistemi bankar shqiptar vlerësohet financiarisht i shëndetshëm, me një nivel të lartë kapitalizimi dhe likuiditeti.
Në takime, u diskutua dhe mbi masat e ndërmarra nga qeveria në fushën e energjisë dhe të informalitetit, ku përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së i vlerësuan pozitivisht këto reforma, si dy drejtime kryesore që do të ndikojnë pozitivisht në zbutjen e rreziqeve buxhetore. Gjithashtu Guvernatori Sejko u takua edhe me shumë drejtues dhe ekspertë të institucioneve më të larta ndërkombëtare në fushën e financave.
Redaksia online
(b,n/shqiptarja..com)
/Shqiptarja.com