Këtë të mërkurë në Hamburg të Gjermanisë  do të zhvillohet samiti i G20.
 
Në kuadër të këtij takimi presidenti i SHBA-së Donald Trump bisedoi me kancelaren Merkel me të cilën tonet nuk kanë qënë aspak të qeta, por manjati duket se ndryshon drejtim.
 
Por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur mbështetjen e tij pak para zhvillimit të samitit.
 
Shtëpia e Bardhë bëri me dije se Presidenti Trump mbështet Merkel në mënyrë që samiti të rezultojë i suksesshëm.
 
 Më tej Shtëpia e Bardhë sqaron se gjatë bisedës telefonike, liderët diskutuan rreth marrëveshjes së Parisit për klimën, Iniciativës për Financimin e Sipërmarrjes së Grave dhe Tregtinë, duke përfshirë edhe çështjen mbi kapacitetin e tepërt global të çelikut. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com