“Takimi me Donald Trump ishte i sinqertë dhe miqësor” ishte ky vlerësimi që kryeministri japonez Shinzo Abe dha për takimin 90 minutësh me Donald Trump, presidentin e sapozgjedhur të SHBA. Abe është lideri i parë botëror i cili u takua me manjatin pas zgjedhjeve presidenciale.
Ëashingtoni dhe Tokio kanë qenë aletë të afërt që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kur SHBA ndihmoi shtetin aziatik të ringrihej ekonomikisht. Gjatë fushatës presidenciale në fakt Trump ka bërë deklarata që mund të cenonin këtë raport duke u shprehur se nuk do të pranonte marrëveshjen tregtare të Trans paqësorit të cilën Japonia e mbështet fuqishëm si një mjet për të luftuar rritjen ekonomike të Kinës.
Madje Manjati ka kërkuar që Japonia të paguajë më shumë për të mbajtur trupat amerikane në tokën e saj e madje ka hedhur idenë se Tokio dhe Koreja e Jugut duhet të zhvillojnë armët bërthamore për tu përballur me kërcënimin e Koresë së Veriut.
Ndërkohë sa i përket kalimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë dhe kabinetit të ri, presidenti republikan i ka ofruar rolin e këshilltarit të sigurisë gjeneral Michael Flynn. Ky i fundit ka bashkëpunuar ngushtësisht me Trump gjatë fushatës dhe është marrë me çështje t e sigurisë kombëtare gjatë transferimit të pushtetit.
Në fakt këshilltari i sigurisë është një rol kyç në Shtëpinë e Bardhë e për të cilin nuk është e nevojshme aprovimi i Senatit.
Republikani Mike Pompeo, deputeti i Kansas do të jetë drejtori i ardhshëm i CIA-s. Juristi 42 vjecar me origjinë italiane është një kritikues i vendosur i marrëveshjes bërthamore me Iranin. Dhe vetëm 24 orë para vendimit ai shkroi në tëitter: Mezi pres ta heq këtë marrëveshje që është një katastrofë.
E nga ana tjetër presidenti në ikje Obama ul tonet duke i siguruar amerikanët se zgjedhja e Trump President nuk është një apokalips.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com