Takimi i Katarit, SHBA: Diskutime të sinqerta me talebanët, do t’i gjykojmë nga veprimet, jo fjalët

Pas takimeve 2-ditore të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara me talebanët, të dyja palët kanë deklaruar se bisedimet kanë qenë të sinqerta e profesionale. Pala amerikane, pavarësisht se nuk e njeh qeverinë, ka kërkuar më shumë të drejta për gratë afgane, dhe luftë terrorizmit si dhe ka ofruar edhe ndihmë humanitare për Afganistanin.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë zhvilluar diskutime të “sinqerta dhe profesionale” me përfaqësues të talibanëve në Doha, Katar, për dy ditë, dhe janë fokusuar në fushën e sigurisë dhe terrorizmit, përfshirë edhe çështje tjera kyçe për Afganistanin.

“Delegacioni amerikan është fokusuar në shqetësimet për siguri dhe terrorizëm dhe rrugë të sigurt për shtetasit amerikanë dhe shtetasit e tjerë të huaj, përfshirë partnerët tanë afganë. Diskutimet janë fokusuar në të drejtat e njeriut, përfshirë pjesëmarrjen e rëndësishme të grave dhe vajzave në të gjitha aspektet e shoqërisë afgane. Të dyja palët kanë diskutuar ofrimin e ndihmës humanitare të Shteteve të Bashkuara drejtpërdrejt për popullin afgan”, tha Ned Price, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Këto kanë qenë bisedimet e para të drejtpërdrejta mes dy palëve, prej kur talebanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit në gusht të këtij viti, dhe qëkur trupat perëndimore janë tërhequr nga ky shtet. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet nuk nënkuptojnë njohje të rregullit taleban në Afganistan.

Zëdhënësi politik i talebanëve, ka thënë se Ministria e Jashtme ka siguruar SHBA-në se udhëheqësit e shtetit nuk do të lejojnë që territori afgan të përdoret nga ekstremistët për të nisur sulme kundër shteteve tjera.

Këto deklarata kanë ardhur një ditë pasi talebanët kanë thënë se nuk do të punojnë me SHBA-në për të frenuar një degë të dhunshme të grupit militant Shteti Islamik, dhe kanë insistuar se autoritetet amerikane mund të merren vetë me grupin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK