Takimi i kryeministrave të Ballkanit
në Durrës, ja çfarë do të diskutohet

Takimi i kryeministrave të Ballkanit<br />në Durrës, ja çfarë do të diskutohet
6 kryeministrat e rajonit dhe komisionari për zgjerimin në Komisionin Evropian do të takohen ditën e nesërme në Durrës në prani edhe të numrit dy të Bankës Botërore për rajonin.
 
Takimi do të jetë informal, por me objektiva të qarta për të përafruar politikat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë me qëllim integrimin më të shpejtë në BE dhe rritjen e ekonomisë duke fuqizuar tregun rajonal. 
 
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mirëpresë nesër në orën 9 në vilën qeveritare në Durrës, homologen serbe  Ana Brnabiç, atë të Kosovës Isa Mustafa, të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe atë të Malit të Zi Dushko Markoviçm. Udhërrëfyes të këtij takimi do të jenë Komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.
 
Veprimtaria njëditore do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale. Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes.
 
Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë