Takimi i liderëve politikë përmbyllet
pa datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Takimi i liderëve politikë përmbyllet<br />pa datë për mbajtjen e zgjedhjeve
PRISHTINË- Në Kosovë ka përfunduar takimi i liderëve politikë ku u diskutua data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë pas takimit asnjë përfaqësues i partive politike nuk beri të ditur nëse u arrit në një marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë rrënë dakord paraprakisht për datën 8 qershor, por mbetet që kjo datë të pranohet dhe nga liderët e partive të tjera.

Në takim liderët e partive politike besohet se kanë diskutuar dhe për themelimit e Forcës së Armatosur të Kosovës, gjë që është kundërshtuar nga partia e lista “Srpska” më parë.

Kryeministri ditë më parë ka zhvilluar edhe një takim me edhe presidenten Atifete Jahjaga, ku ka propozuar datën 8 qershor për zgjedhjet.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike