Takimi i madh Greqi-Maqedoni,
liderët zbulojnë qëndrimet për emrin

Takimi i madh Greqi-Maqedoni,<br />liderët zbulojnë qëndrimet për emrin<br>
Autostrada deri në Greqi do të quhet “Miqësia” në vend të Aleksandërit të Madh, ndërsa emri i këtij komandanti antik do të hiqet edhe nga aeroporti i Shkupit. Këto janë dy hapat e vullnetit të mirë që i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në takimin e para do ditëve me kolegun e tij grek në Davos, Aleksis Cipras.

Disa ditë më vonë në prag të takimit koordinues me presidentin Ivanov dhe liderët politik, më me rëndësi është që njeriu i parë i qeverisë qartë thotë se qëllimi është zgjidhja e plotë e problemit me emrin.

Ne si kryeministra kemi vizion politik, vullnet dhe përgjegjësi të punojmë për tejkalimin e kontestit shumëvjeçarë që e kemi mes dy vendeve. Kontesti zgjat 25 vite. Është koha të gjendet zgjidhje sepse kjo është kyçe për perspektivën tonë në NATO dhe BE – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Cili do jetë kundërshtimi i VMRO-DPMNE-së lidhur me kornizën e fundit të ofruar nga ndërmjetësi Metju Nimic, ende nuk dihet. Por, sipas deklaratës së fundit të kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, për gazetën greke “Antena”, opozita ofron mbështetje për kontaktet e shtuara dhe përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes.

Në të dyja vendet ka atmosferë pozitive, siç thashë, nuk e dy arsyen për këtë atmosferë pozitive, por besoj se ka shkak për këtë. Ndoshta do duhet t’i pyesni kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë. Ndjej se në shoqëri në Maqedoni ka atmosferë pozitive. Siç thashë, ne i inkurajojmë- djema, ju lutemi, vazhdoni dhe gjeni zgjidhje që do jetë dinjitoze për të dyja vendet – tha  Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE.

Konstruktivitet pritet edhe nga BDI-ja e cila është pjesë e koalicionit qeveritarë, por edhe si parti e cila në agjendën e saj lartë e ka vendosur anëtarësimin në NATO dhe BE. Në paraqitjen e fundit publike në Alsat M, Ali Ahmeti nuk deshi të japë parashikim rreth procesit. Por shpalosi mjaftë gjëra kur tha se Maqedonia është pala e cila në mënyrë aktive duhet ta shtyjë procesin përpara.

Sipas deklaratave gjatë paraqitjeve publike, si duket më pak optimizëm ka presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, por megjithatë ai tha se nuk është as pesimist. Ai në fjalimin e fundvitit i përshëndeti kontaktet e shtuara mes qeverive të të dyja vendeve, por ai shpalosi edhe disa “linja të kuqe”.

Zgjidhja e pranueshme për të dyja palët patjetër do duhet ta respektojë identitetin tonë nacional. Nuk mund të bëhet tregti me identitetin e qytetarëve dhe me emrin kushtetues të vendit. Është e domosdoshme t’i përmbahemi kornizës në kuadër të së cilës zhvillohen bisedimet – u shpreh Gjorgje Ivanov, presidenti.

Konsultimet në Klubin e deputetëve janë për shkak të propozim-kornizës së fundit të cilën të dyja palëve ua ofroi ndërmjetësuesi i OKB-ve, Metju Nimic. Siç tha edhe vetë ai, nuk bëhet fjalë për propozim të ri, por përmbledhje zgjidhjesh nga propozimet që janë bërë ndër vite.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS