MOSKE- Sot, ditën e dytë dhe të fundit të takimit të ministrave të financave të 20 vendeve, që mbahet në Moskë, diskutohet për mundësinë e më tepër turbulencave në tregje, derisa tri shtete të fuqishme, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Japonia, po lëvizin drejt ripërtritjes ekonomike.

Grupi i 20 vendeve, i njohur me shkurtesën G20, po ashtu i mbështet ndryshimet politike, që synojnë mbylljen e shtigjeve, të cilat përdoren nga kompanitë shumëkombëshe për evitimin e pagesës së taksave.

G20, forum që e ka marrë udhëheqjen e daljes nga kriza financiare e periudhës 2008-2009, tash ballafaqohet me shpejtësinë disa-shkallëshe të ekonomisë globale.

Samiti kryesor i G20-tës, me pjesëmarrjen e liderëve, planifikohet të mbahet në Shtator të këtij viti, poashtu, në Moskë.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)