Gjatë këtij viti do të shohim të rritet shpresa e rajonit për progres në rrugën e integrimit Europian dhe Euro - Atlantik”,tha sot në mëngjes Svilanoviç, sekretari përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në një takim informal me ministrat e jashtëm të Europës Juglindore.

Takimi që u mbajt në Sofje kishte si temë kryesore sifdat e migrimit të lidhura me çështjet e sigurisë në rajon.

Svilanoviç, foli edhe për takimin e parë të Grupeve Kombëtare për Përballimin e Radikalizimit dhe dhunës ekstremiste në rajon, takim që u mbajt javën e shkuar në Sarajeve.

Daniel Mitov, ministri i Jashtëm bullgar që është kryesuesi radhës i SEECP tha se vala e emigrantëve, paraqet një sfidë politike, humanitare dhe social - ekonomike për rajonin dhe do të vijojë të mbetet problem edhe për vitet e ardhshme.

Ministrat e mbledhur në Sofije ranë dakord për një deklaratë të përbashkët për sfidat e emigracionit dhe vunë theksin se vetëm bashkëpunimi rajonal dhe kërkimi i zgjidhjeve afatgjatë mund të garantojë sukses.

Ata theksuan se bashkëpunimi duhet të jetë në nivel ndërkombëtar, europian, rajonal, kombëtar dhe lokal.

Sekretari përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR) mirëpriti deklaratën e përbashkët dhe shprehu angazhimin e KBR për kontribuar në zbatimin e saj.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)