Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, Stoltenberg: Mbështesim Ukrainën, është më pranë leancës! Për Kosovën, i rëndësishëm Asociacioni

Për herë të parë ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s u mblodhën në Bruksel, në këshillin për Ukrainën, ku ishte i pranishëm edhe kryediplomati ukrainas Dimitri Kuleba. Sekretari i përgjithshëm i NATOS Jens Stoltenberg tha se Ukrania ka arritur të fitojë beteja të rëndësishme në vitin e fundit, duke marrë nën kontroll 50 % të territorit të pushtuar nga Rusia nga nisja e agresionit në shkurt të 2022. Sipas Stoltenberg, Ukraina është sjellë si shtet i vaparur dhe sovran, ndërsa rusia ka bërë hapa prapa duke humbur, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht nga kjo luftë.

Sipas tij Rusia tashmë është bërë me varur nga Kina, për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE pas luftës në Ukrainë. Ai tha se Ukraina është më pranë anëtarsimit në nato se kurrë më parë dhe do vazhdojë mbështetja në luftën e saj për liri

Javën e kaluar 20 aleatë të NATO-s ranë dakord të formojnë një koalicion të mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e forcave dhe qyteteve të armatosura të Ukrainës. Ndihma për ukrainën që të kalojë nga epoka sovjetike në pajisjet dhe standardet e NATO-s. Dhe t'i bëjnë forcat e tyre plotësisht të ndërveprueshme me tonat. Aleatët bien dakord që Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s dhe kemi dhënë rekomandimet prioritare të reformës,  përfshirë luftën kundër korrupsionit, forcimi i shtetit ligjor dhe mbështetja e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.

I pyetur nga gazetarët Stoltenberg foli edhe për situatën në Kosovë, duke nënvizuar se krijimi i  asociacionit të komunave me shumicë serbe, mund të  shërbejë si rrugë për të gjetur zgjidhjen dhe për të cuar përpara dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se në takim u dsktua edhe si të ndihmohet Ballkani Perëndimor për një të ardhme euroatlantike.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë