Takimi i NATO-s, Rama: Zgjerimi
drejt rajonit, garanton stabilitetin

Takimi i NATO-s, Rama: Zgjerimi<br />drejt rajonit, garanton stabilitetin
Delegacione të ushtrive të vendeve të NATO-s janë mbledhur në Tirane për një takim dy ditor ku do të diskutohet mbi stabilitetin dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Komiteti kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, gjeneralin Kurtis  Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.

Ky takim është përshëndetur dhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka vënë theksin te angazhimi dhe përkushtimi i plotë i Shqipërisë në mbështetje të aleancës. Kreu i qeverisë shtoi se është me rëndësi zgjerimi i NATO-s drejt vendeve të rajonit për të garantuar paqen dhe stabilitetin. 

“Ne besojme fort se vetem integrimi i plote i vendeve te mbetura jashte eshte rruga per stabilizimin e Ballkanit dhe vete Evropes. Ne e dime se as mundemi as na kerkohet pune e madhe, por ka nje spekter kapacitetesh qe ne japim kontribt te rendesishem per aleancen”- tha Rama.

Pas zgjedhjeve të fundit, Serbia ka dhënë sinjale në favor të një qasjeje të tërë politike në favor me NATO dhe BE. Maqedonia po bën përpjekje për axhendën integruese dhe për të nisur një marrëdhënie të re, duke i hapur shanset e vendit për pikëpamje evropiane”- tha Rama, ndërsa iu referua përpjekjeve për të destabilizuar Malin e Zi dy vite më parë. “Në këtë valë frymëzimi u prekën edhe vendet e tjera në rajon, por së fundi jemi deshmitar se keto perpjekje moren pergjigje te qarte, fale perspektives dhe mbeshtetjes se partnereve euroatlantike”.

Komiteti Ushtarak i NATO-s do të përcjellë nga Tirana rekomandime mbi misionet mbështetëse në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin