Mësohet se në në axhendën e kësja mbledhje diskutimi do të fokusohet për të përcaktuar hapat e fundit për mbylljen e procesit të analizës së zgjedhjeve të 21 qershorit. Po ashtu mësohet se pas përmbylljes së kësja faze të analizës së zgjedheve, në këtë takim do diskutohet për masat dhe grupet e punës të përcaktuara për forcimin e strukturave të PD në bazë, kjo duke i'u referuar konkluzioneve të procesit analitik të 21 qershorit.
Së treti në këtë takim parashikohet të fokusohet vëmendja në aksionin politik të opozitës ku në themel të tij mbeten protestat kundër qeverisë deri në krijimin e qeverisë teknike e më pas mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kështë në javën e parë të muajit janar PD dhe kryetari Basha do të përcaktoje projeksionet për ktë fillim viti e këtë do ta përcaktojë në mbledhje me sekretariatin, me të cilin zhvilloi dhe takimin e fundit të 2015.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)