Takimi i parë i Trump si president
me kryeministrin japonez Abe

Takimi i parë i Trump si president<br />me kryeministrin japonez Abe
Kryeministri japonez  është i pari politikan i cili do të takohet me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump.

Shinzo Abe u shpreh se ai donte të ndërtonte besim dhe të bashkëpunohej për prosperitet dhe  për paqen në botë.

Takimi do të zhvillohet në New York. Më herët Trump është shprehur se Japonia duhet të paguajë më shumë për të mbajtur trupat amerikane.

SHBA dhe Japonia kanë qënë aleate që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kur Ëashingtoni ndihmoi  shtetin aziatik të rindërtohej ekonomikisht.

Abe do të ndaloi në SHBA përpara se të shkojë në Peru ku do të mbahet samiti i ekonomisë Trans Paqësor TPP.

Ende janë të paqarta detajet e takimit pasi zyrtarët japonezë thonë se ka ende konfuzion.

Që nga koha kur është zgjedhur president Trumo dhe zv presidenti Mike Pence kanë folur në telefon me 29 liderë botërorë, ndërsa takimi i parë është pikërisht ai me kryeministrin japonez.
 
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror