Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres u takua këtë të premte për herë të parë me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, nga ku është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“ Guteres me Trump kishin një bisedë interesante dhe konstruktive në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet OKB-së dhe SHBA-ve”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dujaric.

Sipas tij, të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që të mbajnë edhe një takim në të ardhmen e afërt, transmeton AP.

Ndërkohë, ky ishte takimi i parë i shefit të OKB-së dhe presidenti amerikan, pasi që Donald Trump mori detyrën në janar të këtij viti.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com