Takimi i parë, flet ekspertja Leço: Ja si duhet të sillemi! (VIDEO)

Takimi i parë është gjithnjë i rëndësishëm, pavarësisht natyrës së tij. Impakti i parë është vendimtar për një punë të re, një njohje të re. Por cilat janë rregullat e sjelljes në këto takime? Rregulli i parë i studiuesve është të jesh vetvetja, por ndonjëherë  ky ‘rregull i artë’ nuk është i mjaftueshëm për të garantuar suksesin tuaj. E ftuar në “Rreze Dielli” ekspertja e Bon Ton Olesia Leço, jep disa këshilla të vlefshme për tërësinë e sjelljeve që duhet të bëni ose jo.

Për Leçon, sekondat e para të takimit janë vendimtare për të patur një impakt të mirë.

Nëse është një takim pune, duhet të jeni të përpiktë. Orari është shumë i rëndësishëm, por përpikmëria para kohe tregon nervozizëm. Veshja pa diskutim ka impaktin e saj. Me një veshje jo-serioze nuk do mund të fitoni një vend pune, unë jam pro klasikes. Një kostum me atlete absolutisht jo në një takim pune, as xhinset, mendoj që ka një kod të rëndësishëm në atë që themi e atë që prezantohemi

Nëse është një takim për t’u njohur me dikë, ekspertja thotë se “Më fol pak për veten” është fjalia që nuk duhet të përdorni kurrë.

Nuk duhet të thuash kurrë “Më fol pak për veten” kjo bëhet kur je nervoz . Kur çojmë dikë për darkë duhet të zgjedhim shumë mirë vendin, nuk duhet të zgjedhim një vend të bukur ku nuk kemi qenë asnjëherë, por një vend që ne e njohim mirë e ndihemi më të sigurt. Së dyti, lëre personin të flasë, vajzave i pëlqen xhentilesa, me një sjellje të tillë e ‘çarmatos ‘ personin përballë”-shprehet ekspertja.

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn