TIRANE - 36 aleatët e koalicionit të majtë që kanë kontribuuar në fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, pritet që të kenë një tjetër takim me kreun e PS për të ndarë përfundimisht detyrat në qeverinë e re. Aleatët kërkojnë nga ana e tyre zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore. Ajo konsistonte se nëse aleatët do të sigurojnë mbi 10 mijë vota, do të marrin dhe poste kyçe në qeverisje si ministër dhe zëvendësministër.

Nëse një parti merr nga 500 deri në 1000 vota në çdo qark, ajo do të ketë një vend të garantuar në bashkëqeverisjen lokale të atij qarku. Kontributi në pushtetin qendror, që nënkupton drejtimin në rang drejtorish, lista do fillonte me vlerësimin nga 5 mijë vota deri në 10 mijë vota në çdo qark. Ajo parti që do arrinte të merrte një deputet direkt do të kishte një vend të sigurt ministri në qeverinë e re.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)