Takimi Kurti-Sarrazin, dikutime për situatën e sigurisë në Kosovë: Serbia të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht

Takimi Kurti-Sarrazin, dikutime për situatën e sigurisë në Kosovë: Serbia të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht

1696178722_KJNSAD.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të diskutuar për sulmin terrorist të grupit serb në veri të Kosovës.

Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka deklaruar se hetimet faktojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni, derisa ka bërë thirrje që Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht.

“Kryeministri Kurti theksoi që dëshmitë e mbledhura përgjatë hetimeve të realizuara pas sulmit kriminal dhe terrorist, faktojnë e dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, për të cilin Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht. Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiç, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën ishte hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe mbështetur një agresion të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se me këtë rast u tha se, Policia e Kosovës, përmes ushtrimit të kompetencave të saj kushtetuese e ligjore, mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët në komunat në veri të vendit dhe bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë. Kurti ka falenderuar Sarrazin për vizitën dhe për angazhimin e tij në këtë çështje.


Lajmi kryesor:

Sveçla nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në baza serbe, u përgatitën në pronën e Radoiçiçit! Plani, të aneksonin veriun e Kosovës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës